Sport

Fshihen lotët... braziliani Richarlison do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës…

Dëmtimi i pulpës së brazilianit të Tottenham nuk është aq serioz sa pritej, tha të hënën trajneri Antonio Conte. Sulmuesi pritet të jetë i gatshëm për Kupën e Botës.

17 Tetor 2022, 18:05 Nga DOSJA

Fshihen lotët... braziliani Richarlison do të jetë i gatshëm

ANGLI - Relaks në Brazil. Richarlison pritet të rikuperohet në kohë për Kupën e Botës (20 nëntor-18 dhjetor). Këtë e ka bërë të ditur trajneri i Tottenham, Antonio Conte, në një konferencë për shtyp të hënën, dy ditë para se Spurs të udhëtojnë drejt Mançesterit për t'u përballur me United. I dëmtuar në pulpë në ndeshjen kundër Evertonit të shtunën (2-0), sulmuesi u largua nga stadiumi i Tottenhamit me paterica dhe në lot.

“Dëmtimi i tij nuk është aq i rëndë, jam i lumtur për të, - tha italiani. - Ai duhet të bëjë një MRI dhe më pas do të shohim se sa kohë do t'i duhet të shërohet. Megjithatë, është e sigurt që ai nuk është i disponueshëm kundër Manchester United, por shpresoj që ai të mund të luajë përsëri me ne para Kupës së Botës,”- u shpreh Conte.

Fshihen lotët... braziliani Richarlison do të jetë i gatshëm

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll