Sport

“Topi i Artë”/ Drogba shprehet me rezerva për Benzema, Henry duke qeshur: “Je si, një politikan i mirë” (Video)

“Ai po kalon një sezon të mrekullueshëm. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”,- janë fjalët e ish-futbollistit nga Bregu i Fildishtë

17 Tetor 2022, 16:19 Nga DOSJA

“Topi i Artë”/ Drogba shprehet me rezerva për Benzema,

FRANCE - Ish-futbollisti Didier Drogba, i cili foli në Prime Video në hapësirat e ndeshjes së mbrëmshme të Ligue 1 mes PSG dhe Olympique Marseille, kishte dyshime për fitimin e ‘Topit të Artë’ nga Karim Benzema:

“Ai është një nga të preferuarit e mi. Është e vërtetë që ai po kalon një sezon të mrekullueshëm. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”,- janë fjalët e ish-futbollistit nga Bregu i Fildishtë.

Përballë tij ishte një Thierry Henry, i cili duke qeshur: “Ti je si një politikan, i mirë”,- u shpreh kampioni francez me ironi për Drogba dhe i sigurt, se bashkëkombasi i tij do të marrë çmimin e merituar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll