Sport

Gjykata e Barcelonës i bën favor, Neymar do të dëshmojë të martën…

Ndërsa do të dëgjohej të premten në gjyq, në lidhje me transferimin e tij nga Santos te Barcelona në vitin 2013, ylli brazilian u lejua të dëshmonte të marten, për të qenë në gjendje të kthehej në stërvitje.

17 Tetor 2022, 17:43 Nga DOSJA

Gjykata e Barcelonës i bën favor, Neymar do të dëshmojë

SPANJE - Neymar nuk do të qëndrojë shumë në Barcelonë. Mbërritur të hënën në Katalonjë për hapjen e gjyqit të tij, me akuzën për parregullsi rreth transferimit të tij nga Santos te Barcelona në vitin 2013, ylli brazilian, aktualisht lojtar i PSG-së, do të mund të kthehet në Francë të martën, pas dëshmisë së tij në gjykatë.

Ai në të vërtetë do të dëshmonte në seancën e planifikuar fillimisht për të premten. Por gjykata katalane, duke marrë parasysh rrethanat, i ka bërë një favor yllit Neymar, duke e afruar séancën e dëshmisë së tij për të martën.

Prandaj, braziliani do të jetë në gjendje të bashkohet shpejt me shokët e tij në Paris dhe të rifillojë stërvitjet për t'u përgatitur për serinë e fundit të ndeshjeve me ekipin e tij deri në Kupën e Botës në Katar (20 nëntor - 18 dhjetor).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll