Sport

“Turne humbësish”/ Tare injoroi finalen e Tiranës, drejtori sportiv i Romës sulmon shqiptarin: Nuk meriton asnjë...

Roma në Marassi është në kërkim të fitores së tretë radhazi. Skuadra drejtuar nga José Mourinho është në kërkim të suksesit që do t'i mundësonte të kalojnë në renditje Lazion dhe Udinesen në renditje.

17 Tetor 2022, 18:47 Nga DOSJA

“Turne humbësish”/ Tare injoroi finalen e Tiranës,

ITALI- Roma në Marassi është në kërkim të fitores së tretë radhazi. Skuadra drejtuar nga José Mourinho është në kërkim të suksesit që do t'i mundësonte të kalojnë në renditje Lazion dhe Udinesen në renditje. Drejtori Sportiv i Romë, Tiago Pinto foli për mikrofonat e Dazn pak minuta para fillimit të ndeshjes.

A do të arrijë Dybala të jetë në Kupën e Botës? A mund të jenë Belotti dhe Abrahami një armë shtesë?
“Në një ekip si Roma ka dëmtime dhe na vjen keq për Dybalan, por kemi besim te lojtarët e tjerë. Mourinho do të kërkojë zgjidhje të tjera, Belotti dhe Abraham luajtën mirë në pjesën e dytë me Real Betis”.

Dybala? “Ai është mirë dhe i motivuar, le të shohim se si shkojnë gjërat. Është shumë pozitive”.

Dëshironi t'i përgjigjeni fjalëve të Tares që tha se Conference League është një kupë humbësish dhe se Roma ka dështuar teknikisht bashkë me klubet e tjera?

“Nuk meriton asnjë përgjigje”.

E.Ç (Dosja.al)

roma tare tiago pinto

Sondazh

Poll