Sport

Klopp për përjashtimin: “Ishte faji im, e ekzagjerova dhe nuk është e pranueshme”

“Sigurisht që ishte për shkak të emocioneve, por faji është i imi. E ekzagjerova, edhe pse nuk mendoj se kam treguar mungesë respekti ndaj askujt”.

17 Tetor 2022, 14:57 Nga DOSJA

Klopp për përjashtimin: “Ishte faji im, e ekzagjerova dhe nuk

ANGLI - Pas fitores ndaj Manchester Cityt (1-0), Jurgen Klopp foli për largimin e tij nga fusha me karton të kuq në minutën e 86-të: “Sigurisht që ishte për shkak të emocioneve, por faji është i imi. E ekzagjerova, edhe pse nuk mendoj se kam treguar mungesë respekti ndaj askujt. 

Nëse shikoni fotot dhe unë që e njoh veten prej 55 vitesh, mendoj se e kuqja ishte vetëm për mënyrën se si dukej. Kam humbur kokën në atë moment dhe kjo nuk është e pranueshme. Mendoj se ishte si një lloj justifikimi, që arbitri nuk e ndëshkoi atë faull (për Salah). Si është e mundur? Do të doja që të më shpjegonin.”

Klopp për përjashtimin: “Ishte faji im, e ekzagjerova dhe nuk

Për ndeshjen, trajneri gjerman Jurgen Klopp, tha: “Në një ditë normale, as nuk duhet të provojë kundër Manchester Cityt, të luajë normalisht dhe të shpresojë se mund të marri diçka pozitive prej saj. Çdokush duhet të luajë sipas mundësive të tij. Kështu bëmë. U mbrojtëm në mënyrë jashtëzakonisht të mirë organizuar dhe plot pasion, mbyllëm hapësirat në mënyrë korrekte, mbuluam zonat e duhura dhe ata gjithsesi ia dolën të kalonin. 

Kjo është sfida më e madhe me të cilën përballet City. Ata ia dolën të arrinin gjithsesi në zonë, por mënyra se si u mbrojtëm ishte e jashtëzakonshme. Të gjithë e dimë se si janë golat e Cityt në këto ndeshje, por ne patëm një paraqitje të shkëlqyer kolektive dhe kjo është arsyeja pse fituam”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll