Sport

Futbollisti i Feyenoord refuzon shiritin e kapitenit me ngjyrën e ylberit, në Holandë nisin kritikat: "Nuk ndihem rehat"

Për të mos mbajtur shiritin me ngjyrat e ylberit, Orkun Kokcu, futbollisti i Feynoord ka hequr dorë nga posti i kapitenit. 21-vjeçari, i cili e kishte mbajtur shiritin në 5 ndeshjet e fundit në Eredivisie, nuk bëri të njëjtën gjë kundër Az Alkmaar pikërisht për këtë qëndrim, duke përmendur arsye fetare.

17 Tetor 2022, 16:58 Nga DOSJA

Futbollisti i Feyenoord refuzon shiritin e kapitenit me ngjyrën e ylberit,

HOLANDË-Për të mos mbajtur shiritin me ngjyrat e ylberit, Orkun Kokcu, futbollisti i Feyenoord ka hequr dorë nga posti i kapitenit. 21-vjeçari, i cili e kishte mbajtur shiritin në 5 ndeshjet e fundit në Eredivisie, nuk bëri të njëjtën gjë kundër Az Alkmaar pikërisht për këtë qëndrim, duke përmendur arsye fetare.

“Vendosa të mos mbaj shiritin e kapitenit me ngjyrat e ylberit këtë ndeshje. Mendoj se është e rëndësishme të theksoj se kam respekt për të gjithë, pa dallim feje, prejardhje apo orientimi.Besoj se secili është i lirë të bëjë atë që dëshiron apo ndjen.E kuptoj shumë mirë se çfarë rëndësie ka ky veprim, por sepse nga besimet e mia fetare nuk ndihem si personi i duhur për ta mbështetur atë”.

Kokcu më pas shtoi: "Kjo është arsyeja pse nuk ndihem rehat duke mbajtur shiritin e kapitenit. Mund ta imagjinoj që disa njerëz janë të zhgënjyer me këtë, por definitivisht nuk është qëllimi im. Shpresoj që edhe zgjedhja ime për arsye fetare të respektohet”. Në vend të tij, shiriti i kapitenit u mbajt nga Gernot Trauner, ndërsa Kokcu shënoi dhe shërbeu një asist në fitoren 3-1 të skuadrës së tij në takimin ndaj Alkmaar.

E.Ç (Dosja.al)

holande orkun kokcu

Sondazh

Poll