Sport

Kukësi 'mesazh' kryesuesve të Superiores, mposht Erzenin dhe arrin fitoren e tretë radhazi

Kukësi fiton ndaj Erzeni me shifrat 0-2 për javën e tetë të Kategorisë Superiore. Duket se ekipi verilindor është kthyer në rrugën e duhur, pas një starti jo pozitiv në kampionat.

17 Tetor 2022, 17:05 Nga DOSJA

Kukësi 'mesazh' kryesuesve të Superiores, mposht Erzenin dhe

DURRËS- Kukësi fiton ndaj Erzeni me shifrat 0-2 për javën e tetë të Kategorisë Superiore. Duket se ekipi verilindor është kthyer në rrugën e duhur, pas një starti jo pozitiv në kampionat. Gjithçka do të niste mirë për Kukësin ku në minutën e 17' Edi Basa do të shënonte golin e avantazhit.

Verilindorët administruan rezultatin për pjesën e mbetur të pjesës së parë, ndërsa në të dytën u shfaqën sërish kërkues, edhe pse Erzeni ngacmonte herë pas here. Gjithsesi, për të vulosur rezultatin mendoi sulmuesi Gabriel Barbosa që shënoi në minutën e 68'.

Kukësi merr fitoren e tretë radhazi dhe shkon në vendin e katërt në kuotën e 11 pikëve. Sakaq, pas kësaj humbje, Erzeni mbetet në vendin e tretë të renditjes me 12 pikë teksa mbyllin ndeshjen e tretë radhazi pa fitore.

E.Ç (Dosja.al)

kukesi erzeni

Sondazh

Poll