Sport

Pa gol pas dy muajsh dhe nëntë ndeshjesh radhazi që shënonte, si mbrojtja e Liverpool la ‘thatë’ Haaland

Në fund ndodhi. Erling Haaland nuk shënoi ndaj Liverpool. Tingëllon e pabesueshme, por Anfield arriti të bllokojë sulmuesin norvegjez.

17 Tetor 2022, 13:22 Nga DOSJA

Pa gol pas dy muajsh dhe nëntë ndeshjesh radhazi që

ANGLI- Në fund ndodhi. Erling Haaland nuk shënoi ndaj Liverpool. Tingëllon e pabesueshme, por Anfield arriti të bllokojë sulmuesin norvegjez.Sulmuesi i Manchester City-t u përpoq deri në fund, por mbrojtja e Liverpool ishte në ditë të mirë. Sepse nëse ka një gjë që Jurgen Klopp di të bëjë, është të ngarkojë skuadrat e tij edhe në momente vështirësie dhe për ekipin e tij ishte pak a shumë si ndeshja që vlente fatet e sezonit.

Për këtë u kujdes Virgil Van Dijk, i cili e ndoqi Haaland nga minuta e parë deri në minutën e fundit, falë kontributit të Gomez dhe Fabinhos: i qëndruan pranë.Gjithashtu sepse në të vetmen pakujdesi reale të mbrojtjes së kuqezinjve, Haaland kishte arritur të shkaktonte faull.

Dhe nga pikëpamja numerike ishte një lojë me një peshë të caktuar: sulmuesi i Cityt ndalet pas 10 ndeshjesh radhazi, 7 prej të cilave në Premier League.

Ai kishte shënuar 18 gola, në këto 10 ndeshje, në serinë e nisur më 21 gusht kundër Newcastle, në javën e tretë të kampionatit.Hera e fundit që nuk kishte shënuar ishte më 13 gusht, kundër Bournemouth: duhej të ndodhte, herët a vonë, dhe u bë. Haaland nuk shënoi.

E.Ç (Dosja.al)

angli manchester city haaland

Sondazh

Poll