Sport

Tifozët e Liverpool nuk e kursyen Guardiolën, i hidhnin monedha në stol, spanjolli sfidon publikun: “Ky është Anfield”

Një e diel që duhet të harrohet për Pep Guardiolën. City ka humbur ndeshjen e parë të sezonit ndaj Liverpool, dhe tani gjendet katër pikë prapa Arsenalit. Por nuk është vetëm rezultati përfundimtar që nuk i pëlqeu trajnerit katalanas, pasi u ankua edhe për arbitrimin.

17 Tetor 2022, 13:10 Nga DOSJA

Tifozët e Liverpool nuk e kursyen Guardiolën, i hidhnin monedha

ANGLI-Një e diel që duhet të harrohet për Pep Guardiolën. City ka humbur ndeshjen e parë të sezonit ndaj Liverpool, dhe tani gjendet katër pikë prapa Arsenalit. Por nuk është vetëm rezultati përfundimtar që nuk i pëlqeu trajnerit katalanas, pasi u ankua edhe për arbitrimin.

Ndeshja ishte shumë e nxehtë, por edhe taktike. Gjatë takimit, Guardiola u zemërua me të pranishmit të cilët në një moment i hodhën me dhjetëra monedha. Pep u tërbua shumë, i dëgjoi, i pa dhe në mënyrë provokuese i ftoi ata fansa të hidhnin më shumë. Pas ndeshjes trajneri katalanas shtoi dozen në një intervistë për BBC Sport: "Tifozët u përpoqën të më gjuanin monedha dhe sende, por nuk më prekën. Ndoshta herën tjetër do të jetë më mirë". Gjithashtu, pas ndeshjes Klopp kritikoi sjelljen e tifozëve të tij.

Por Guardiola ishte gjithashtu mjaft i zemëruar për golin e anuluar në rezultatin 0-0 ndaj Phil Foden. “Arbitri tha të vazhdoni të luani, të luani, të luani, ka pasur një mijë milionë faulle të tilla dhe kjo sepse ne shënuam një gol. Pra ata anuluan sepse shënuam një gol, përndryshe nuk do të ishte anuluar. Ne humbëm sepse bëmë një gabim, por ky është Anfield."

E.Ç (Dosja.al)

guardiola manchester city

Sondazh

Poll