Politike

Vendoret/ Paloka dhe Bardhi ulen nesër në tryezë! Çfarë pritet të diskotohet mes tyre! Deputetët kërkojnë bashkim

Dy të deleguarit e kampeve brenda Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nga grupimi i Alibeajt dhe Edi Paloka nga Partia Demokratike zyrtare do të takohen nesër duke shënuar dhe takimin e parë mes tyre një javë pasi Grupi Parlamentar i PD doli me një deklaratë ku shtrinte dorën e bashkëpunimit.

17 Tetor 2022, 15:10 Nga e.k
Vendoret/ Paloka dhe Bardhi ulen nesër në tryezë!
Gazment Bardhi dhe Edi Paloka

TIRANË- Zgjedhjet vendore duket se do të bashkojnë demokratët e përçarë që prej shtatorit. Dy të deleguarit e kampeve brenda Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nga grupimi i Alibeajt dhe Edi Paloka nga Partia Demokratike zyrtare do të takohen nesër duke shënuar dhe takimin e parë mes tyre një javë pasi Grupi Parlamentar i PD doli me një deklaratë ku shtrinte dorën e bashkëpunimit.

Në fokus të bisedës do të jetë dalja me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore. Si Edi Paloka, i cili mban dhe detyrën e kryetarit të Këshillt Kombëtar të PD ashtu dhe Gazment Bardhi janë shprehur të gatshëm të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të japin emra dhe propozime konkrete që më pas do të diskutohen në Grupin Parlamentar.

Ky takim u prit mirë nga demokratët e bazës të cilët prej muajsh janë në dilemë. Reagimet ishin të shumta nga të dyja palët. Shumë deputetë të PD dolën me deklarata të forta dhe deklaruan se nëse nuk do të dilet me një kandidat të përbashkët ata nuk do të angazhohen në fushatë. Ata prej muajsh kanë kërkuar me ngulm një bashkim pasi sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë që PD të fitojë në zgjedhje përballë kryeministrit Edi Rama. 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pak minuta më parë ka mbledhur në selinë Blu të deleguarit e qarqeve. Ata njëzëri kanë kërkaur bashkimin dhe unifikimin e Grupit Parlamentar. Duke folur për mediat Edmond Spaho dhe Luan Baçi u shprehen se bashkimi i demokratëve duhet të ndodhë sa më parë pasi sipas tyre baza mezi e pret. Ndërkohë drejtuesi politik i qarkut Fier, Luan Baçi i bëri dhe një "ofertë" Enkelejd Alibeajt duke i ofruar postin e tij.

Një javë më parë Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike doli me një deklaratë ku shtrinte dorën e bashkëpunimit me grupin e kryedemokratik Sali Berisha sa i përket zgjedhjeve vendore që do të mbahen vitin që vjen. Deputetët demokratë dolën me një vendim të unifikuar ndërkohë që shumë prej tyre prej javësh deklararonin se vetëm bashkimi mund ta bëj Partinë Demokratike fituese. Deklarata e tyre u mirëprit nga PD zyrtare dhe Sali Berisha i cili menjëherë komandoi kryetarin e Këshillit Kombëtar, Edi Paloka që të negociojë me grupin e Alibeajt i cili do të përfaqësohet nga ish-numri dy i PD-së Gazment Bardhi. Të dy palët kanë rënë dakort se kjo nuk është negociatë por një konsultim.

partia demokratike edi paloka gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 17 Tetor 2022, 13:14 k.m.

Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve 

Pamje nga komisioni TIRANË- Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve. Pas debateve me Klotilda Bushkën dhe me Ermonela Felaj lidhur me vlefshm&eu...