Politike

'Kreu 17 procedura në 24 orë'/ Berisha: Është parodi, Agaçi mund të shndërrohej në 'letër' të vdekur

Berisha pohoi se vetëm në 24 orë u morën 17 vendime, sa i takon çështjes së inceneratorëve.

17 Tetor 2022, 13:07 Nga A.B
'Kreu 17 procedura në 24 orë'/ Berisha: Është
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi se kanë dorë në çështjen e inceneratorëve. Berisha pohoi se vetëm në 24 orë u morën 17 vendime, sa i takon çështjes së inceneratorëve.

'Kërkoj plotësimin e menjëherëshëm të kërksesave të sindikatës së universiteteve. U bëj thirrje qytetarëve të mbështesin me të gjithë potencialin e tyre kauzën e drejtë të universiteteve tona. Sot gjithashtu dua të denoncoj me forcën më të madhe paradoninë që po ndodh me aferën e inceneratorëve. Ju e patë njeriu absolut i dytë më përgjegjës për këtë aferë 420 milionë hyri dhe doli serbes sikur të ishte në një kafene te SKAP-i i partisë. Qytetarët duhet ta dinë se paratë taksat e tyre u dhanë pikërisht nga firma e kundraligjshme e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Engjëll Agaçin taksapaguesit shqiptarë e paguajnë vetëm e vetëm që ti thotë kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave që ata firmosin përputhen apo nuk përputhen me ligjin.Engjëll Agaçi me gjithë se enti i specializuar kombëtar i prokurimeve i drejtuar nga Eduart Ahmeti i bëri shkresë se procedura e prokurimit është e paligjshme është prokurim me negociat të mbyllur, ai përgatiti aktin për të dhënë fondet për këtë prokurim të paligjshëm i cili në rast se Agaçi bllokonte fondet shndërrohej në një letër të vdekur të pavlerë. Ai tenton të lajë duar si piltati dhe të thotë se tenderin e shpalli ministri kurse ky me vetëdije të plotë se procedura e tenderit ishte në kundërshtim me ligjin, bashkë me Edi Ramën firmosën disbursimin e parave vetëm e vetëm se ata ndanin para me valixhe në këtë aferë monstruoze. Agaçi dhe vetëm Agaçi mund të realizonte 17 procedura në 24 orë. Përveç Agaçit një gjë të tillë mund ta bëntë vetëm kryeministri i vendit. Askush tjetër në vend nuk ka fuqinë ekzekutive për të urdhëruar të gjitha agjensitë që me emergjencë brenda 24 orëve të dorëzojnë 17 akte për procesin e kontraktimit të një kompanie që nuk plotësonte asnjë kusht. Engjëll Agaçi dhe Edi Rama janë fajtorë më kryesorë pasi firmosën dizbursimin e shumave shumë milionëshe, kujt një kompanie që sapo ishte krijuar që nuk plotësonte asnjë kriter ligjor si e tillë për t’ju besuar ndërtimi i inceneratorëve. Plotësonte si kriter të vetëm një kompani falso e Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erjon Velisë për ti vjedhë shtetit dhe taksapaguesve shqiptarë qindra milionë euro.'-tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 17 Tetor 2022, 13:14 k.m.

Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve 

Pamje nga komisioni TIRANË- Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve. Pas debateve me Klotilda Bushkën dhe me Ermonela Felaj lidhur me vlefshm&eu...