Politike

'Me zor e presim, vetëm të vijë'/ Luan Baçi 'vetëofrohet': Do ia lija vendin tim Alibeajt si drejtues qarku!

Deputeti i PD-së është i gatshëm të kryejë një shkëmbim me postin e tij, vetëm që Enkelejd Alibeaj të vinte në grupin e Berishën.

17 Tetor 2022, 13:52 Nga A.B
'Me zor e presim, vetëm të vijë'/ Luan Baçi
Luan Baci

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka shprehur publikisht se do ia linte vendin e tij si drejtues qarku të Fierit, Enkelejd Alibeajt. Për gazetarët, Baçi tha se do ishte i gatshëm të kryente këtë veprim, nëse Alibeaj do të vijë në grupin e Rithemelimit. 

Gjithmonë në negocim kemi qenë. Gjatë gjithë kohës bisedojmë me njëri-tjetrin që të jemi bashkë. Baza është e gjitha bashkë dhe duan që të bisedojnë, pvarësisht skepticizmit tim që e kam shprehur se nuk kam besim te Bardhi. Jam i gatshëm me Alibeaj dhe të gjithë deputetët e të Fierit të dalim në bazë. Baza me zor e pret. Madje do ia lija vendin tim si drejtues qarku, vetëm të vinte”, u shpreh drejtuesi i Fierit, Luan Baçi për 'Reporttv'.

luan baci zgjedhjet vendore 2023 enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Politike 17 Tetor 2022, 13:14 k.m.

Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve 

Pamje nga komisioni TIRANË- Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve. Pas debateve me Klotilda Bushkën dhe me Ermonela Felaj lidhur me vlefshm&eu...