Politike

Sërish sherr tek Ligjet, Bardhi: Ne nuk votuam, s'kishit kuorum për votimin e 'dekomunistizimit'

Gazment Bardhi ka kërkuar anulimin e votimit nga ana e Komisionit të Ligjeve për projektligjin e dekriminalizimit.

17 Tetor 2022, 13:15 Nga k.m.
Sërish sherr tek Ligjet, Bardhi: Ne nuk votuam, s'kishit kuorum
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka kërkuar anulimin e votimit nga ana e Komisionit të Ligjeve për projektligjin e dekriminalizimit. Kjo sepse sipas tij në votim morën pjesë vetëm 11 deputetë që nuk plotësojnë as kuorumin e mjaftueshëm për të nisur votimin.  

DEBATI NË KOMISION:

Bardhi: Deklaruar që opozita nuk mori pjesë në votim, ndërkohë që opozita ishte në sallë. Këtë amendament e votuan 11 kolegë të maxhorancës. Sipas rregullores nuk përbën shumicën dhe si pasojë konsiderohet i rrëzuar. 11 nuk keni as kuorumin për ta hedhur në votim.

Bushka: Nuk është kështu si thoni ju. Jeni prezent në sallë, nuk merrni pjesë në votim. Kanë votuar pro shumica e të pranishmëve. Doni, s'doni të votoni nuk e mbani peng komisionin e ligjeve.

Felaj: Me shpjegimin e votës kundër dhe me ndërhyrjen për procedurë provuat që jeni në mbledhje dhe kuorumi ekziston. Drejtohuni tek Këshilli i Rregulloreve dhe Mandateve që t'ua interpretojë këtë moment.

Bushka: Ju nuk po kërkoni të diskutoni, ju doni të imponohemie.

Bardhi: Vazhdoni Teatrin

gazment bardhi

Sondazh

Poll

Politike 17 Tetor 2022, 13:14 k.m.

Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve 

Pamje nga komisioni TIRANË- Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve. Pas debateve me Klotilda Bushkën dhe me Ermonela Felaj lidhur me vlefshm&eu...