Në “strofullën” e Talo Çelës në Belsh u hoqën 100 mijë paund, AMP nis hetimet për një polic
Në banesën që kontrolluan gjetën depon e armëve me shumë gjasa të Talo Çelës por edhe para. Por rapotohet se kishte dhe mungesa.
ELBASAN– Policia e Shtetit shkoi në një banesë në fshatin Dëshiran të Belshit për të arrestuar të shumëkërkuarin Talo Çela, por sërish nuk e kapi dot. Megjithatë duket se nuk kanë dalë duarbosh. Në banesën që kontrolluan gjetën depon e armëve me shumë gjasa të Talo Çelës por edhe para. Por raportohet se kishte dhe mungesa. Bëhet fjalë për jo pak por për një shumë prej 100 mijë paundësh. Paratë u larguan nga banesa para se të kontrolloheshin nga Policia, e dyshohet se lëvizja është bërë nga një tjetër efektiv i Policisë së Shtetit, i cili nuk është identifikuar deri më tani. Megjithatë për të, Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur procedim penal.
Edhe kësaj here, operacioni jo vetëm që u dekonspirua dhe nuk u gjetën as gjurmë të Talo Çelës, që mesa duket ka ikur nga banesa shumë para se të shkonte Policia. Madje dhe paratë që la pas iu zhvendosën nga unifromat blu. Sot, Prokuroria e Elbasanit ka shpjeguar detaje të tjera në lidhje me operacionin e dy ditëve më parë në fshatin Dëshiran të Belshit, detaj që u zbulua nga përgjimi i mikut të të shumëkërkuarit, Aqif Bezatit. Më herët, Policia kishte vënë nën përgjim edhe Veli Deliun nga i njëjti fshat me qëllim kapjen e bisedave të tij me Bezatin dhe Talo Çelën, por sërish nuk u zbulua gjë.
Krahas armëve, municioneve dhe shumave të konsiderueshme të parave, gjatë kontrollit të banesës së Aqif Bezatit, Policia gjeti dhe 75 bimë të thata opiumi që shihni në këto pamje. Kjo bimë është tejet e veçantë pasi nga përpunimi i saj prodhohet heroina. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar më shumë lidhur me aktivitetin e tij. Ndërkohë që duket se nuk ka më shumë detale lidhur me të shumëkërkuarin Talo Çela. Ky i fundit ende kërkohet kudo nga Policia e Shtetit.
Talo Çela akuzohet për një mori vrasjesh në Shqipëri, ndërsa prishja e pazareve me Nuredin Dumanin i ktheu aleatët e djeshëm në armiq të betuar. Policia dyshon se Dumani erdhi pikërisht për të ekzekutuar Talo Çelën në maj të vitit 2022, por u tradhtua dhe Talo Çela shkoi t’i bënte atentat duke e plagosur.
Sondazh
Berisha: Vendimi për bojkot të mësimit parandalon shuarjen e universiteteve
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se mbështet vendimin e pedagogëve pë...
'Kreu 17 procedura në 24 orë'/ Berisha: Është parodi, Agaçi mund të shndërrohej në 'letër' të vdekur
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe sekretarin e Përgjithshëm të K...
Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve
Pamje nga komisioni TIRANË- Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve. Pas debateve me Klotilda Bushkën dhe me Ermonela Felaj lidhur me vlefshm&eu...
'Maxhoranca e sotme është pjellë e Partisë së Punës'/ Bushka e Felaj i sulen Alibeajt: Mos u hiq si viktimë kot...
Komisioni i Ligjeve TIRANË- Vazhdon debati tek Komisioni i Ligjeve. Në fjalën e tij, teksa mbronte propozimet e tij për projektligjin e...
SHERR TE LIGJET/ Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për Facebook
Foto nga Komisioni TIRANE- Ka nisur me debate mbledhja e sotme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ku është duke u diskutuar propozimi...
Komisioni i Ligjeve, Alibeaj: Të 'shkallmohet' dera që mban të mbyllura dojet e sigurimit
Alibeaj TIRANË- Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet projektligji “Për nj&eu...
Protesta e pedagogëve, Partia e Lirisë: Rama e sheh zhvillimin tek krimi jo tek arsimi
Erisa Xhixho TIRANË- Partia e Lirisë, ka akuzuar qeverinë se nuk ka njoftuar asnjë paketë ndihmë për studentët dhe ...
Reforma Territoriale/ Balla: PS nuk bën pazar politik, jemi të gatshëm për takim me Alibeajn dhe Çupin
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se PS është e gatshme për...
Deputetët e PD bashkë në gjyq, Salianji i "lumtur": Inkurajim, presionet e drejtësisë i bën qeveria
TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është shprehur i lumtur për praninë e kolegëve të tij të Partis...
"Duam hisen tonë"/ Pas pedagogëve edhe Shoqata e të Burgosurve Politikë në protestë
Foto nga protesta TIRANE- Vjeshta ka nisur më e gjallë politikisht nga ç'pritej. Edhe pse njoftimi për protesta popullore u dha nga P...
