Politike

"Lokalet 2023"/ PS 'blindon' Lushnjen e Fierin, rikandidon Sefa. Subashi s'ndërrohet 

Rama, pas mbledhjes së sotme ka vendosur që të "blindojë" Lushnjen dhe Fierin, duke i shpallur që tani emrat e atyre që të garojnë.

17 Tetor 2022, 14:03 Nga k.m.
"Lokalet 2023"/ PS 'blindon' Lushnjen e Fierin, rikandidon
Selia e PS

TIRANË- Janë zbuluar dy emrat e parë që do të rikandidojnë për kryetar bashkie nën logon e Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme lokale. Rama, pas mbledhjes së sotme ka vendosur që të "blindojë" Lushnjen dhe Fierin, duke i shpallur që tani emrat e atyre që të garojnë. Në Lushnje do rigarojë Eriselda Sefa, ndërsa në Fier, Armando Subashi.

Subashi u zgjodh deputet për Qarkun e Fierit në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009, ndërsa ka dy mandate në krye të Bashkisë së Fierit. Ndërsa kolegia e tij, Sefa, u zgjodh përkohësisht kryebashkiake e Lushnjes, pas arrestimit për korrupsion të paraardhësit të saj, Fatos Tushe.

edi rama zgjedhjet lokale 2023 eriselda sefa armando subashi

Sondazh

Poll

Politike 17 Tetor 2022, 13:14 k.m.

Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve 

Pamje nga komisioni TIRANË- Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve. Pas debateve me Klotilda Bushkën dhe me Ermonela Felaj lidhur me vlefshm&eu...