Politike

Bashkimi i PD, Topalli: Të gjendet forca të ecim para, kështu nuk ecet më

Topalli deklaroi ditën e sotme se PD duhet të gjejë forcën të ecë përpara.

17 Tetor 2022, 14:42 Nga A.B
Bashkimi i PD, Topalli: Të gjendet forca të ecim para, kështu nuk
Jozefina Topalli

TIRANË- Drejtuesja e qarkut të Lezhës për Partinë Demokratike, Jozefina Topalli deklaroi ditën e sotme se PD duhet të gjejë forcën të ecë përpara. Teksa ishte duke u futur në ambientet e brendshme të PD-së, aty ku Berisha ka thirrur të deleguarit në qarqe për zgjedhjet vendore, Topalli u pyet në lidhje me negociatat mes Bardhit dhe Palokës për bashkimin e PD-së. Ajo u shpreh se duhet bërë bashkimi për të ecur përpara.

‘Është një fazë e mirë me të cilën mund të punohet. Politika është e komplikuar është me fat kur koherenca dhe bashkimi ecën bashkë. Duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur bashkë që të ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më!’- u shpreh Topalli.

jozefina topalli berisha me drejtuesit e qarqeve 17 tetor

Sondazh

Poll

Politike 17 Tetor 2022, 13:14 k.m.

Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve 

Pamje nga komisioni TIRANË- Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve. Pas debateve me Klotilda Bushkën dhe me Ermonela Felaj lidhur me vlefshm&eu...