Politike

Berisha: Vendimi për bojkot të mësimit parandalon shuarjen e universiteteve

Berisha u shpreh se ndryshe nga Qeveria jonë, ajo e Kosovës vendos që t'i japë çdo studenti një ndihmë prej 100 euro.

17 Tetor 2022, 13:22 Nga A.B
Berisha: Vendimi për bojkot të mësimit parandalon shuarjen e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se mbështet vendimin e pedagogëve për të bojkotuar mësimin. Në një dalje për mediat, Berisha u shpreh se ndryshe nga Qeveria jonë, ajo e Kosovës vendos që t'i japë çdo studenti një ndihmë prej 100 euro. Po ashtu, kreu i PD-së, tha se edhe pse Kosova ka një buxhet më të ulët se Shqipëria, jep ndihmë më shumë për qytetarët e saj. 

'Sot, univestitetet e vendit ishin në grevë. Dhe unë dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata punonjësve të universiteteve dhe studentë që u përgjigjën thirrjes së sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve. Pas qëndrimit cinik, arrogant të papaëgjegjëshëm të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky vendim është një vendim i jashtëzakonisht i rëndësishëm i cili synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagogët, studentët dhe punonjësit e universiteteve asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre të Universitetit të Prishtinës. Sot në Univesitetin e Prishtinës, pagat janë afërsisht dy herë më të larta se sa në Univesitetin e Tiranës.

Qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së çmimeve vendosi të japë për çdo student 100 euro në mënyrë që ata të përballojnë rritjen e çmimeve dhe qirave. Universiteti i Prishtinës ka një buxhet gjashtë deri në tetë herë më të lartë se ai i Tiranës për kërkimet shkencore. Qeveria e Kosovës dhe shteti i Kosovës ka një buxhet qartësisht më të ulët se Shqipëria por në Shqipëri qindra milionë euro vidhen për tre djegësa që defakto nuk ekzistojnë. Vidhen miliona e miliona euro dhe shpërdorohen nga të cilat 4 milionë për xhepin dhe syrin e Edi Ramës për insitalacionin e drurit, 6 milionë euro për satelitët pasi sytë nuk lejojnë të shikojnë katet shtes nga toka. Miliona euro udhëtime me avion në dispozicion në një kohë kur qeveri të vendeve shumë e shumë herë më të pasura detyrojnë qeveritë të udhëtojnë me linja tregtare. Qindra mijëra euro helikopterë taksi për mbledhje partie shpenzojnë ministrat shqiptarë. Pra e vërteta është se para ka por ato nuk shkojnë në destinacionin e duhur, nuk shndërrohen në rroga në bursa në pensione për punonjësit në Shqipëri por shndërrohen në fonde që vidhen nga qeveritarët.'- tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 17 Tetor 2022, 13:14 k.m.

Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve 

Pamje nga komisioni TIRANË- Opozita largohet nga Komisioni i Ligjeve. Pas debateve me Klotilda Bushkën dhe me Ermonela Felaj lidhur me vlefshm&eu...