Aktualitet

VIDEO- E heshtur dhe kureshtare se ç'po ndodh në sallë, pamjet nga seanca gjyqësore për Tina Pajollarin

Pajollari shihet e heshtur dhe kureshtare për atë që po ndodh në sallë.

17 Tetor 2022, 10:47 Nga A.B
VIDEO- E heshtur dhe kureshtare se ç'po ndodh në sallë,
Martina Pajollari

TIRANË- Kjo është Martina Pajollari, vajza e cila dyshohet si bashkëpuntore në vrasjen e Martin Çeços. Ajo u njoh sot me masën e sigurisë 'arrest me burg' nga trupi gjykues. Pajollari shihet e heshtur dhe kureshtare për atë që po ndodh në sallë. Pas vendimit të Gjykatës, e reja dëshmoi se nuk ka qënë asnjëherë në vendin ku u vra Çeço, vetëm në momentin kur u dërgua nga policia. 

Pajollari, dyshohet se ka qenë e lidhur me viktimën porse kishte edhe një raport të dyfishtë me Valter Mollajn, i cili është autori kryesor i vrasjes. Tre të dyshuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë dhunuar e më pas hedhur trupin e pajetë të martin Çeços në rezervuarin e Kolanecit në Maliq.


Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, ç'ka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë derisa u zbulua e vërteta.

Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços. Ata akuzohen se e kanë mbytur me litar dhe kishin lënë pantoflat e Çeços buzë rezervuarit për ta bërë të dukej si vetëvrasje, por ‘telenovela’ e krijuar me dy vajza, do të zbulonte se 26-vjeçari nuk ishte vetëflijuar.

martina pajollari

Sondazh

Poll