Aktualitet

VD/ "Vajza di shumë, nga komunikimet kam parë...", avokati i 2 vëllezërve Mollaj hedh dyshime për dëshminë e Tinës

Avokati foli për një ndikim të vajzës ndërsa tha se Tina dhe bariu i arrestuar

17 Tetor 2022, 10:24 Nga f.g
VD/ "Vajza di shumë, nga komunikimet kam parë...", avokati i
Nevzat Tarelli

KORÇE- Avokati mbrojtës i kushërinjve Mollaj, Valter dhe Edlir Mollaj, Nevzat Tarelli hodhi dyshime mbi dëshminë  e vajzës, Tina Pajollari (Martina), e cila sipas tij ka qenë nën presion dhe ka ndryshuar dy herë deklaratën. Avokati foli për një ndikim të vajzës ndërsa tha se Tina dhe bariu i arrestuar, Blenti Angjo janë të dy me të njëjtën dëshmi të cilën e rrëzojnë dhe prandaj dyshon se ka një manipulim. 

Çfarë tha avokati? 

Në dijeninë time, që kur jam zgjedhur avokat kam parë që ka një dëshmi kontradiktore mes vajzës që ka ngritur akuzë dhe njërit prej të akuzuarve që është bariu. Unë kam krijuar bindjen që vajza di shumë për ngjarjen. A po thotë apo jo të vërtetën, unë kam kërkuar që të merret sigurimi i provës. Gjykata mori vendimin në 13 tetor. Sot ishte planifikuar marrja e dëshmisë së vajzës. Vendimi u mor më 13 dhe 14, shija më ngeli jokorrekte. Për disa arsye, nëse shkaku është kërkesa, unë nis të dyshoj te ndikimi mbi vajzën. Nëse prokuroria ka prova këtë se di, vajza u arrestua një ditë pas kërkesës së sigurimit të provës. Sot merrej dëshmia e vajzës dhe e Martinit. Unë flas për mënyrën sesi ndodhen në dosje dëshmitë dhe kanë rrjedhë jonormale. Nëse në fillim jepet një pistë nga Martina, pista është verifikuar dhe del se nuk ka asnjë të vërtetë. Pastaj jep një dëshmi tjetër. I merret bariut pista e dytë, një hetim nuk ka nisur. Dy persona të ndryshëm nuk mund të japin të njëjtin deklarim të gënjeshtërt, nuk e di për manipulim por është e dyshimtë. Vajza di shumë, nga komunikimet unë di që vajza di por nuk besoj se është pjesë e marrjes pjesë në krim. Të paktën deri tani. Nëse pyesni mua, unë them versionin e vajzës dhe është totalisht e pabesueshme. Ju e dini çfarë thotë. Dëshmia e parë e saj dhe me të dytën ka ndryshime thelbësore, po nga e njëjta vajzë janë hedhur poshtë këto deklarata. Unë ndaj kërkova sigurinë e provës për të mos qenë e ndikuar.

Më herët, 18-vjeçarja Tina Pajollari pranoi se ishte në vendin e krimit e më pas e mohoi duke thënë se ishte ndjerë nën presion nga Policia. Në burg për vrasjen janë Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj bashkë me bariun, Blenti Angjo. Ata akuzohen se kanë vrarë të riun Martin çeço, 26 vjeç me të cilin Pajolari dyshohet se kishte një lidhje. Por paralelisht me çeçon, 18-vjeçarja mësohet se ka patur një lidhje edhe me njërin prej autorëve. Nga dinamika e ndërtuar nga prokuroria, dyshohet se vajza e nxorri në pritë 26-vjeçarin natën e vrasjes. Ajo tha në polici fillimisht se krimin e kreu Valter Mollaj i mbështetur nga Edlir Mollaj dhe i shoqëruar nga bariu i tij Blenti Angjo. Kjo dëshmi është mbështetur edhe nga bariu. Por disa herë që prej arrestimit, e reja e ka ndryshuar dëshminë. /Dosja.al

tina pajollari nevzat tarelli vrasja e martin cecos vritet martin çeço

Sondazh

Poll