Aktualitet

Protesta/ Pedagogët në Elbasan të përçarë, disa bojkotojnë mësimin, arsimtari: Kërkesat tona s'janë luks

Pedagogu Eljro Vila, ka deklaruar për mediat se kërkesat që ata kanë nuk janë luks por janë për të vendosur dinjitetin e tyre. 

17 Tetor 2022, 10:34 Nga A.B
Protesta/ Pedagogët në Elbasan të përçarë, disa
Universiteti

ELBASAN- Kërkesës së pedagogëve të Tiranës për bojkot i janë bashkuar një pjesë e pedagogëve të Elbasanit. Disa kanë zgjedhur të dalin në protestë, duke mos zhvilluar mësim e të tjerë kanë vijuar normalisht mësimin. Pedagogu Eljro Vila, ka deklaruar për mediat se kërkesat që ata kanë nuk janë luks por janë për të vendosur dinjitetin e tyre. 

‘Rëndësi ka kauza për të cilën protestojmë jo numri i pedagogëve në protestë. Kemi edhe studentët që mbështesin protestën e pedagogëve. Kërkesat e pedagogëve nuk janë për luks, por janë për të vendosur dinjitetin. Jemi këtu në respekt të sindikatës.’- u shpreh ai.

protesta e studenteve elbasan

Sondazh

Poll