Aktualitet

Kohë më diell dhe deri në 28 gradë Celsius, si do jetë parashikimi i motit këtë javë

Sipas meteorologes Lajda Porja nga Meteoalb, kjo javë parashikohet që të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me temperatura të larta dhe jo normale për stinën në të cilën ndodhemi.

17 Tetor 2022, 10:25 Nga I.A
Kohë më diell dhe deri në 28 gradë Celsius, si do
Foto Ilustruese

TIRANË- Koha e mirë dhe me diell duket se do të vazhdojë edhe këtë javë të tetorit. Sipas meteorologes Lajda Porja nga Meteoalb, kjo javë parashikohet që të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme me temperatura të larta dhe jo normale për stinën në të cilën ndodhemi.

Pritet që temperatura të shkojë deri në 27 apo 28 gradë Celsius. Ndërsa, temperaturat minimale dhe mbrëmjet do të jenë relativisht të freskëta dhe në zonat malore do të kemi vlera 6 apo 7 gradë Celsius.

Ndërkohë që fundjava do të sjellë vranësira nëpër të gjithë territorin dhe më të dukshme do të jenë të dielën duke rrezikuar reshje në zonat malore. Duke qenë se parametri i erës, herë pas here do të jetë veri, verilindor, herë pas here do të bëjë që mbrëmja të ndihet e ftohtë. 

parashikimi i motit

Sondazh

Poll