Dosja Babale/ Shtyhet gjyqi për deputetin Salianji, PD 'bashkohet' për të, seanca tjetër mbahet më 9 nëntor
Para se çështja të nisë në Gjykatë, kolegët e tij, gjithashtu deputetë demokratë janë mbledhur sot duke lënë pas ndasitë që të mbështesin demokratin.
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë gjyqin ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili akuzohet se Prokuroria se ka kryer kallëzim të rremë në të ashtuquajturën "dosja Babale" së bashku me Fredi Alizotin, Albert Veliun dhe gazetarin Jetmir Olldashi. Për shkak se avokati mbrojtës i Geron Xhafës mungoi për shkak të një arsyeje familjare, mësohet se gjyqi i radhës do të mbahet më 9 nëntor ora 14:00. Por para se të niste seanca gjyqësore, Salianji nuk ishte i vetëm. Kolegët e tij, gjithashtu deputetë demokratë janë mbledhur në mbështetje të tij, duke lënë pas ndasitë që të mbështesin demokratin në seancën gjyqësore.
Të gjithë janë ulur në kafen jashtë Gjykatës duke shkëmbyer edhe batuta me njëri-tjetrin.

Çfarë është dosja “Babale”?
Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin “Babale”.
Në përgjimet e publikuara por edhe në të tjera që Prokuroria dispononte, Alizoti komunikonte me asokohe shefin e Polisisë së Fierit, Albert Nushin (emri i del edhe tek vrasja e Pjerin Xhuvani) për shpërblime/pako që duhet të merrte, e gjithashtu flitej edhe për një “shef të madh”. Ekspertët e huaj vlerësuan se zëri në përgjime ishte i ngjashëm me atë të Geron Xhafës. Por ekspertiza nuk mund ta thoshte me siguri për shkak të cilësisë së audio-regjistrimit.
Gjykata Penale dënoi me 1 vit burg deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji për akuzën e “kallëzimit të rremë”, në lidhje me dosjen “Babalja”. Bashkë me Salianjin u dënuan edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë dosje. Fredi Alizoti, (i njohur si kunati i Babales), u dënua me 2 vite burg për kallëzim të rremë, Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si “Babalja” u dënua me 3 vite e 5 muaj burg, ndërsa gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 5 muaj burg, që iu konvertua në 100 orë punë në komunitet.
Sondazh
Protesta e pedagogëve, rektorja e Univeritetit të Shkodrës: E mbështesim
Suzana Golemi SHKODËR- Rektorja e Univeritetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi ka dalë pro të protestë...
Dyshohet për bashkëpuntore në vrasjen e Çeços, Pajollari: Në vendin e ngjarjes më dërgoi policia
Martina Pajollari KORÇË- Martina Pajollari u la ditën e sotme nga Gjykata e Korçës në masën e sigurisë 'ar...
Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Mund të shkojmë përballë kryeministrisë, ndoshta Rama nuk na dëgjon këtu
Sander Kovaçi TIRANË- Pedagogu në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike, Sandër Kovaçi deklaroi për mediat ...
Universiteti i Gjirokastrës bojkoton mësimin, pedagogët mbështesin protestën në Tiranë
Universiteti i Gjirokastrës GJIROKASTËR- Universiteti i Gjirokastrës “Eqrem Çabej” kanë vendosur q&eu...
'I thoni Gladiolës që e du'/ Banderola në Universitetin e Shkodrës, i riu: Më mungon, nuk e kam harru
Shkolla SHKODËR- Sot nis viti i ri akademik. Në këtë ditë të veçantë janë bërë dhe urimet... jo p&...
Pedagogët e Korçës PRO kërkesave të kolegëve të Tiranës! Nuk u bashkohen protestës, mësimi vijon normalisht
Universiteti KORÇË- Mësimi ka vijuar normalisht në Universitetin e Korçës. Pedagogët e këtij universiteti kan&e...
Hakerat iranianë publikojnë numrat e telefonit, akuza MEK: I kanë përdorur për sulme terroriste në shtete të tjera
Foto ilustruese TIRANË- Hakerat iranianë duket se kanë akoma për të publikuar. Sot, në rrjetin që kanë krijuar n&eu...
Mblidhet grupi i ekspertëve për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar
Takimi në Përmet PËRMET- Ekipi i 30 ekspertëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë për shpalljen e Lumit të Eg&eu...
'Me datë 17 tetor bojkotojmë'/ Sot pedagogët s'futen në mësim, ja kërkesat që kanë për Qeverinë
Pedagoget TIRANË- Prej 3 javësh, pedagogët e Tiranës kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë nisjen e vitit të ...
'3000 euro ose ta publikuam lidhjen'/ Zbardhet SKEMA- Si i futi 'kërcënuesit' në kurth. I ndoqi me taksi...
Foto ilustruese ELBASAN- Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohen se kanë shantazhuar nj&eum...
