Sport

Katari do të presë një tjetër ngjarje të madhe të futbollit ndërkombëtar…

Në qershor-korrik të vitit të ardhshëm, vendi arab do të jetë organizatori edhe i Kupës së Kombeve të Azisë 2023, pasi Kina dha dorëheqjen për shkak të pandemisë Covid-19.

17 Tetor 2022, 11:00 Nga DOSJA

Katari do të presë një tjetër ngjarje të madhe të

KATAR - Konfederata Aziatike e Futbollit njoftoi këtë të hënë se Katari, i cili do të presë Kupën e Botës në nëntor-dhjetor 2022, do të presë edhe Kupën e Kombeve të Azisë 2023, pasi Kina dha dorëheqjen për shkak të pandemisë Covid-19.

Gara aziatike që mbledh njëzet e katër ekipe, do të zhvillohet nga data 16 qershor deri më 16 korrik të vitit të ardhshëm në Katar, vendi i fituesit të fundit të turneut, që u zhvillua në vitin 2019 në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kina u detyrua tani të jepte dorëheqjen për shkak të rritjes së rasteve të Covid-19, që çoi në mbylljen e njëzet e pesë milionë banorëve në Shangai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll