Sport

“Topi i Artë”, trofeu ‘Kopa’ dhe trofeu ‘Yashin’: Kujt dhe si jepen këto çmime?

Revista “France Football” do të japë sot trofetë e saj në një mbrëmje gala të organizuar në Paris, duke nisur nga ora 19:00.

17 Tetor 2022, 07:53 Nga DOSJA
“Topi i Artë”, trofeu ‘Kopa’ dhe trofeu
Alexia Putellas dhe Leo Messi, fituesit e Topit të Artë 2021

FRANCE - Këtë të hënë, më 17 tetor, do të zhvillohet një edicion i ri gala i “Topit të Artë”, ku favorit për fitimin e tij do të jetë lojtari i Real Madridit, Karim Benzema, në kategorinë e meshkujve dhe Alexia Putellas e barcelonës në kategorinë e femrave. 

Por cili është sistemi i përdorur për të zgjedhur fituesin e “Topit të Artë”?

30 kandidatët e parë meshkuj dhe 20 kandidatet e para femra, përzgjidhen nga revista organizatore e çmimit, “France Football”. Dhe, për të vendosur fituesin, një juri prej 211 gazetarësh të specializuar (një për secilin vend të bashkangjitur në FIFA) përzgjedh pesë lojtarë dhe u jep atyre një pikë prej 6, 4, 3, 2 dhe 1 pikë.

Ekzistojnë tre kritere për të zgjedhur se kush e fiton “Topin e Artë”: performanca individuale dhe kolektive, klasa e lojtarit (përfshirë lojën e ndershme) dhe karriera e tyre sportive. Në rast barazimi, çmimi do t'i shkojë lojtarit që është zgjedhur në vendin e parë më shumë herë në votim.

Kriteret e përdorura në trofeun ‘Kopa’

Trofeu ‘Kopa’ dallon lojtarin më të mirë nën 21 vjeç. Lista me 10 kandidatët para galasë është hartuar edhe nga revista “France Football”. Vlerësohet klasa e futbollistit dhe performanca e tyre individuale dhe kolektive. Por ata që votojnë janë fituesit e “Topit të Artë”. Çdo anëtar i kësaj jurie zgjedh tre lojtarë dhe atyre u shpërndahen 5, 3 dhe 1 pikë.

Trofeu ‘Yashin’, çmimi i portierëve

Trofeu ‘Yashin’ shpërblen portierët. Ashtu si në “Topin e Artë”, juria përbëhet nga gazetarë të specializuar, një nga çdo vend. Secili anëtar i jurisë do të zgjedhë tre portierë dhe do t'u japë atyre një pikë prej 5, 3 dhe 1 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll