Aktualitet

Protesta e pedagogëve, rektorja e Univeritetit të Shkodrës: E mbështesim

Për mediat, Golemi ka deklaruar se është në mbrojtje të kërkesave të pedagogëve dhe se nuk do të ketë asnjë masë ndaj pedagogëve që janë në protestë.

17 Tetor 2022, 10:16 Nga I.A
Protesta e pedagogëve, rektorja e Univeritetit të Shkodrës: E
Suzana Golemi

SHKODËR- Rektorja e Univeritetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Suzana Golemi ka dalë pro të protestës së pedagogëve. Për mediat, Golemi ka deklaruar se është në mbrojtje të kërkesave të pedagogëve dhe se nuk do të ketë asnjë masë ndaj pedagogëve që janë në protestë.

“950 studentë të rinj të regjistruar në sistemin bachelor. Të gjitha degët e hapura. Në total janë rreth 5000 studentë. Trendi i regjistrimeve njësoj si vitin e kaluar. Jam në mbrojtje të kërkesave të pedagogëve, shpresoj që të arrijmë aty ku duhet me qeverinë. Të lëmë një ditë tjetër bojkotin. Nuk do të ketë asnjë masë ndaj pedagogëve në protestë, i mbështesim”, tha Golemi.

suzana golemi protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll