Aktualitet

Dyshohet për bashkëpuntore në vrasjen e Çeços, Pajollari: Në vendin e ngjarjes më dërgoi policia

Pajollari, u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka qënë pjesmarrëse në planin e autorëve për të vrarë Çeçon dhe në momentin e vrasjes. 

17 Tetor 2022, 10:18 Nga A.B
Dyshohet për bashkëpuntore në vrasjen e Çeços,
Martina Pajollari

KORÇË- Martina Pajollari u la ditën e sotme nga Gjykata e Korçës në masën e sigurisë 'arrest me burg'. Gjatë seancës së sotme ajo ka deklaruar para trupi gjykues se janë të pavërteta të gjitha dëshmitë që ajo ka thënë dhe firmosur përpara policisë. Rreth ngjarjes ajo ka deklaruar se ka qenë në vendin e ngjarjes vetëm në momentin kur është shoqëruar nga policia drejt vendngjarjes.

Pajollari, u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka qënë pjesmarrëse në planin e autorëve për të vrarë Çeçon dhe në momentin e vrasjes. 

Trupi i pajetë i Martin Çeços u gjet më 16 Qershor 2022 në rezervuarin e Kolanecit në Maliq. Ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga i ati, më 12 Qershor. Në trupin e 26-vjeçarit u konstatuan shenja dhune, ç'ka nxiti dyshimet se mund të ishte vrarë derisa u zbulua e vërteta. Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj janë pas hekurave për vrasjen e Martin Çeços. 

martina pajollari martin ceco

Sondazh

Poll