Aktualitet

Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Mund të shkojmë përballë kryeministrisë, ndoshta Rama nuk na dëgjon këtu

Pedagogu u shpreh se në ditët në vijim do të kryejnë larmishmëri protestash. 

17 Tetor 2022, 10:15 Nga A.B
Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Mund të shkojmë
Sander Kovaçi

TIRANË- Pedagogu në Fakultetin e Inxhinierisë Matematike, Sandër Kovaçi deklaroi për mediat se nëse nuk do të marrin përgjigje nga Qeveria, do të protestojnë para kryeministrisë. Ai u shpreh se do të marrin hapa të mëtejshme për të realizuar qëllimin e tyre. Po ashtu, pedagogu u shpreh se në ditët në vijim do të kryejnë larmishmëri protestash. 

'Të merren hapa për të shqyrtuar kërkesat tona. Të merren hapa për realizimin e kërkesave tona. Ka shumë mundësi që ta bëjmë me dinamikë. Ne jemi të vendosur të bëjmë një larmi protestash, në mënyrë që kryeministri të gjejë një zgjidhje. Ka nga më të ndryshmet, mund të shkojmë përpara kryeministrisë, se ndoshta nga këtu nuk na dëgjon, ndoshta atje jemi më afër. Deri tani sindikata ka mbajtur pozicionimin që të jemi afër universiteteve por mund të jemi dhe pranë kryeministrisë. '- tha Kovaçi. 

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll