Aktualitet

Pedagogët e Korçës PRO kërkesave të kolegëve të Tiranës! Nuk u bashkohen protestës, mësimi vijon normalisht

Rektori i këtij Universiteti Dhimitri Bello, tha se mësimi do të vijojë normalisht.

17 Tetor 2022, 10:05 Nga A.B
Pedagogët e Korçës PRO kërkesave të kolegëve
Universiteti

KORÇË- Mësimi ka vijuar normalisht në Universitetin e Korçës. Pedagogët e këtij universiteti kanë bërë me dije se do të jenë në auditor ndërkohë që pranojnë se janë pro rritjes së pagës ndërsa të tjerë janë shprehur se besojnë në reagimin e qeverisë.

Rektori i këtij Universiteti Dhimitri Bello, tha se mësimi do të vijojë normalisht ndërkohë që është shprehur se sot do të mblidhet konferenca e rektorëve aty ku do të diskutohet edhe për protestën e pedagogëve.

Sot pedagogët do të protestojnë para fakulteteve për rreth dy orë. Protesta e tyre do të fillojë nga ora 10:00 deri në 12:00.

protesta e pedagogeve korce

Sondazh

Poll