Aktualitet

Hakerat iranianë publikojnë numrat e telefonit, akuza MEK: I kanë përdorur për sulme terroriste në shtete të tjera

Sot, në rrjetin që kanë krijuar në platformën "Telegram" kanë publikuar një databazë me numrat telefonikë të shqiptarëve. Por jo vetëm kaq. Kjo databazë ka të dhëna të tjera, si përshembull numri i ID që ndodhet në çdo kartë identiteti dhe pasaportë.

17 Tetor 2022, 10:07 Nga k.m.
Hakerat iranianë publikojnë numrat e telefonit, akuza MEK: I kanë
Foto ilustruese

TIRANË- Hakerat iranianë duket se kanë akoma për të publikuar. Sot, në rrjetin që kanë krijuar në platformën "Telegram" kanë publikuar një databazë me numrat telefonikë të shqiptarëve. Por jo vetëm kaq. Kjo databazë ka të dhëna të tjera, si përshembull numri i ID që ndodhet në çdo kartë identiteti dhe pasaportë. Krahas numrave, hakerat kanë vendosur edhe të dhënat personale si emër, mbiemër, emrin e nënës dhe babait, datëlindjen dhe datën kur është regjistruar numri i celularit.

Hakerat iranianë publikojnë numrat e telefonit, akuza MEK: I kanë

Mesa duket kësaj here bëhet fjalë për një historik të të gjitha kompanive telefonike që kanë operuar në Shqipëri, konkretisht nga viti 2018 deri në vitin 2022. Por ende nuk dihet se nga ku është marrë kjo databazë të dhënash, që sipas "Homeland Justice" mendohet se arrin deri në 14 milonë të dhëna. 

Hakerat iranianë publikojnë numrat e telefonit, akuza MEK: I kanë

Ata kanë publikuar pamjet nga një bazë e iranianëve të MEK në Shqipëri duke shkruar se ata kanë përdorur numrat e shqiptarëve për të kryer sulme terroriste në botë.

“Linjat telefonike shqiptare janë përdorur në shërbim të aktiviteteve terroriste të MEK në vende të tjera,”- thuhet në mesazhin e hakerave në rrjetin e komunikimit në Telegram. 

Çfarë po ndodh me Iranin?

Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar "Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK". Por gjatë kësaj kohe, hackerat kanë nxjerrë të dhëna të tjera, lidhur me sistemin MEMEX apo dhe të TIMS, por asnjëherë nuk janë pranuar nga qeveria si sistemet zyrtare ku ruhen të dhënat e shtetit. 

irani sulmon shqiperine homeland justice

Sondazh

Poll