Aktualitet

'Me datë 17 tetor bojkotojmë'/ Sot pedagogët s'futen në mësim, ja kërkesat që kanë për Qeverinë

Pedagogët kanë bërë një listë me 9 kërkesa për të cilën thonë se afati për të negociuar tashmë ka kaluar. një nga pikat që këmbëngulin më tepër është rritja e pagës me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër.

17 Tetor 2022, 09:56 Nga A.B
'Me datë 17 tetor bojkotojmë'/ Sot pedagogët
Pedagoget

TIRANË- Prej 3 javësh, pedagogët e Tiranës kanë paralajmëruar se do të bojkotojnë nisjen e vitit të ri akademik. Në protestat e tyre, ata kërkuan nga Qeveria një takim për të rënë dakord për rritje pagash. Ata kanë bërë një listë me 9 kërkesa për të cilën thonë se afati për të negociuar tashmë ka kaluar. Një nga pikat që këmbëngulin më tepër është rritja e pagës me 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ 
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë 
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare 
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit.
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”.
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll