Sport

PREMIER LEAGUE/ Chelsea mposht Aston Villa-n, shtatë minuta për Brojën! Man.United ngec ndaj Newcastle

Në javën e 10-të të Premier League u zhvilluan ndeshje interesante. Chelsea merr fitoren e radhës, këtë herë ekipi i Potter mposht Aston Villan me shifrat 0-2.

16 Tetor 2022, 17:15 Nga DOSJA

PREMIER LEAGUE/ Chelsea mposht Aston Villa-n, shtatë minuta për

ANGLI- Në javën e 10-të të Premier League u zhvilluan ndeshje interesante. Chelsea merr fitoren e radhës, këtë herë ekipi i Potter mposht Aston Villan me shifrat 0-2. Gjithçka nisi mbarë për blutë ku Mount në minutën e 6' shënoi golin e parë, ndërsa do të ishte sërish sulmuesi që do të realizonte në të 65-tën.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja u aktivizua në minutën e 89’ në vend të Sterling dhe së bashku me kohën shtesë luajti vetëm 7 minuta. Me këtë fitore Chelsea renditet në vendin e katër me 19 pikë, ndërsa Aston Villa drejtuar nga Gerrard është në vendin e 16-të në kuotën e 9 pikëve.Manchester United nuk ruan dot vazhdimësine e rezultateve pozitive.

Pas tri fitoreve radhazi, këtë herë ekipi drejtuar nga Ten Hag nuk shkoi më shumë se një 0-0 ndaj Newcastle.Southampton-ëest Ham u ndanë me barazimin 1-1.

E.Ç (Dosja.al)

premier league manchester united chelsea

Sondazh

Poll