Sport

SUPERIORE/ Bylis shpërdorodn, Hasani nderon Tiranën, barazimi i Laçit nuk i bën punë ndaj Vllaznisë

Në javën e 10-të të Kategorisë Superiore u zhvilluan dy takime si Bylis-Tirana dhe Laçi-Vllaznia. Në 'Adush Muça' të Ballshit, bardheblutë fitojnë me shifrat 0-1 në një ndeshje me ritëm dhe raste të shumta.

16 Tetor 2022, 17:08 Nga DOSJA

SUPERIORE/ Bylis shpërdorodn, Hasani nderon Tiranën, barazimi i

SHQIPËRI- Në javën e 10-të të Kategorisë Superiore u zhvilluan dy takime si Bylis-Tirana dhe Laçi-Vllaznia. Në 'Adush Muça' të Ballshit, bardheblutë fitojnë me shifrat 0-1 në një ndeshje me ritëm dhe raste të shumta. Vendasit krijuan një mori rastesh,por pa mundur të gjenin golin. Bardheblutë do të shënonin në minutën e 80' me sulmuesin Hasani. Me këtë fitore, Tirana ngjitet përkohësisht në vendin e parë në kuotën e 15 pikëve dhe pret rezultatin e Partizanit.

Ndërkohë, takimi Laçi-Vllaznia përfundoi me shifrat 1-1. Ishin vendasit ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 53-të me anë të Akinyemi, megjithatë shkodranët rikthyen baraspeshën në minutën e 67-të falë golit të Herald Markut. Kështu, u mbyll në “paqe” sfida në Laç, teksa skuadrat ndanë nga një pikë që në fakt nuk kënaq asnjërën prej dy ekipeve me kurbinasit që mbeten në vendin e fundit të renditjes me pesë pikë, ndërsa nga ana tjetër, shkodranët shkojnë në tre ndeshje pa fitore dhe mbeten në vendin e pestë me 11 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

bylis tirana vllaznia

Sondazh

Poll