Sport

Egnatia nuk humb kohë, ia beson stolin e boshtisur trajnerit të njohur kryeqytetas...

Trajneri kryeqytetas me mjaft përvojë, Shpëtim Duro do të nisë punë menjëherë të hënën, për të përgatitur skuadrën për sfidën e radhës ndaj Kukësit në transfertë

16 Tetor 2022, 15:26 Nga DOSJA

Egnatia nuk humb kohë, ia beson stolin e boshtisur trajnerit të njohur

RROGOZHINE - Shpëtim Duro do të jetë trajneri i ri i Egnatias. Trajneri i njohur kryeqytetas ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit rrogozhinas dhe do të nisë punë menjëherë të hënën, për të përgatitur skuadrën për sfidën e radhës.

Egnatia shkarkoi trajnerin Edlir Tetova mbrëmjen e djeshme, pas humbjes 1-2 me Teutën me përmbysje në Reogozhinë. Menjëherë, drejtuesit e skuadrës së Egnatias kanë nisur kontaktet me Duron, duke gjetur edhe gjuhën e përbashkët.

Shpëtim Duro është një emër i njohur i trajngut në Shqipëri, pasi ndër vite ka drejtuar me sukses klube të ndryshme si Partizani, Dinamo, Skënderbeu, Besa, Flamurtari, Vllaznia, Shkëndija e Tetovës, Drita e Gjilanit, Kukësi e së fundi Laçi.

Debutimi i trajnerit 62-vjeçar në pankinën e rrogozhinasve do të vijë fundjavën e ardhshme, me Egnatian që do të përballet me Kukësin në transfertë.

Egnatia nuk humb kohë, ia beson stolin e boshtisur trajnerit të njohur

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll