Sport

E bujshme! Ja sa milionë ndjekës ka humbur Casillas në Twitter

Iker Casillas përfundoi në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale për arsye të gabuara. Ish-portieri i Real Madrid është ende në qendër të vëmendjes për postimet e tij të fundit në Twitter.

16 Tetor 2022, 14:57 Nga DOSJA

E bujshme! Ja sa milionë ndjekës ka humbur Casillas në Twitter

SPANJË- Iker Casillas përfundoi në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale për arsye të gabuara. Ish-portieri i Real Madrid është ende në qendër të vëmendjes për postimet e tij të fundit në Twitter. Gjithçka nisi më 9 tetor, me mesazhin: “Shpresoj të më respektojnë, jam homoseksual”. Më pas erdhi një mesazh tjetër, ku ish-portieri u shpreh se ishte hakuar adresa e Twitter.

Megjithatë, Casillas ka marrë një valë kritikash nga përdoruesit, të cilët nuk janë të sigurt për sulmin e hakerëve. Dhe mesazhet e postuara më vonë nuk e ndihmuan situatën.

Stuhia e krijuar nga tëeet-i i tij shkaktoi një trafik të madh të dhënash, siç raportohet nga socialmediasoccer: reagimet ndaj tweet-it gjeneruan mbi 164,000 ndërveprime me një angazhim prej 2.3 milion. Numri i ndjekësve të tij ra në mënyrë dramatike, nga 12.3 milionë ndjekës në 9.6 milionë në rreth gjysmë ore. Një humbje prej gati 3 milionë ndjekësve.

E.Ç (Dosja.al)

casillas twitter

Sondazh

Poll