Sport

‘Telenovela’ vazhdon: Mauro Icardi, më i vendosur se kurrë pas Wanda Narës…

Historitë e ndarjes më mediatike në Argjentinë, futbollistit Mauro Icardit dhe biznesmenes Wanda Nara, vazhdojnë të jenë pjesë e medias ‘rozë’. Futbollisti bën thirrje për kthimin e saj nga Stambolli...

16 Tetor 2022, 14:57 Nga DOSJA

‘Telenovela’ vazhdon: Mauro Icardi, më i vendosur se kurrë

TURQI - Nuk ka asnjë ditë që ‘telenovela’ Mauro Icardi - Wanda Nara të mos na lërë ndonjë gjurmë. Martesa më mediatike në Argjentinë ka hyrë në një luftë të vërtetë publike, ku kapitulli i fundit i saj kanë qenë fjalët e ashpra të futbollistit për bashkëshorten. 

"Asgjë nga këto nuk është e vërtetë, janë gjëra që i kemi bërë, sepse ajo thotë se e ndihmon të ketë vëmendjen e shtypit. Por duket se tani po i del jashtë kontrollit, ka kaluar një kufi",- tha ai i pyetur për vazhdimin e Wandës, ndërkohë që publikimet tregojnë se ata janë të ndarë.

"Ja ku jemi me fëmijët në Stamboll... e presim, shpresojmë që mamaja të denjojë të vijë. Të gjithë e dinë se si jam si baba, si jam sjellur që në momentin e parë me tre fëmijë që nuk janë të mite, por që i dua sikur i kam lindur dhe gjithmonë u kam dhënë jetë. Por sot për fat të jetës nëna vendos të ndahet, por e di mirë se çfarë mendojnë ata”,- vazhdon lojtari i Galatasarayt.

‘Telenovela’ vazhdon: Mauro Icardi, më i vendosur se kurrë

Pavarësisht gjithë kësaj, Mauro ende beson në një pajtim mes tyre: "Tani do të shohim se çfarë të bëjmë kur të vijë javën tjetër, sepse u krijua një mjedis me shumë gënjeshtra mediatike. Ajo është e zemëruar, unë u inatosa. Këto janë gjëra që ndodhin në një çift dhe mund të rregullohen, jo nga media apo kur je me kilometra larg”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll