Sport

600 mijë euro për 3 milionë, skedina e çmendur e reperit Drake! Barcelona duhet të fitojë patjetër ndaj Real Madrid

Spanja ndizet për El Clasicon. Real Madrid dhe Barcelona, rinovojnë rivalitetin e përjetshëm me një akt të ri që premton shkëndija.

16 Tetor 2022, 14:46 Nga DOSJA

600 mijë euro për 3 milionë, skedina e çmendur e reperit

SPANJË- Spanja ndizet për El Clasicon. Real Madrid dhe Barcelona, rinovojnë rivalitetin e përjetshëm me një akt të ri që premton shkëndija. “Los Blancos” dhe “Blaugranat” ndajnë kryesimin e La Ligas, dhe një fitore mund të rezultojë vendimtare për sa i përket kampionatit.

Një vëmendje të veçantë për këtë sfidë ka marrë edhe basti i këngëtarit Drake. Nëse ekipi katalanas fiton ndaj Real Madrid dhe Arsenal mund Leeds, atëherë reperi kanadez do të fitojë 3 milionë euro. Basti i tij është bërë virale në rrjetet sociale. “Ky mëngjes duhet të jetë argëtues…” ka shkruar Drake pas publikimit të fotos.

E.Ç (Dosja.al)

real madrid barcelona drake

Sondazh

Poll