Sport

Në një lidhje dashurie? Luiza Gega nuk jep një përgjigje, rrëfen çastin e sikletshëm: E ke parasysh kur e bën screenshot bisedën…

E pyetur për momentin më të sikletshëm ajo ka treguar se si tip është e nxituar dhe ka dërguar një bisedë me ‘screenshot’, pikërisht bashkëbiseduesit që nuk duhej t’ja çonte.

15 Tetor 2022, 19:33 Nga F.M
Në një lidhje dashurie? Luiza Gega nuk jep një përgjigje,
Luiza Gega

TIRANË- Atletja shqiptare Luiza Gega ka dhënë detaje në lidhje me jetën e saj personale. E ftuar në “Glamour Zone”, Luiza u pyet për ‘punët e zemrës’ dhe nuk preferoi të jepte një përgjigje të prerë. ajo tha se nuk kishte asgjë zyrtare, por nuk mund të jepte as një ‘jo’ të prerë si përgjigje.

“Si e dëshiron, përgjigjen po apo jo? Edhe kështu edhe ashtu nuk është se kam as po as jo,”- tha Luiza.

E pyetur për momentin më të sikletshëm ajo ka treguar se si tip është e nxituar dhe ka dërguar një bisedë me ‘screenshot’, pikërisht bashkëbiseduesit që nuk duhej t’ja çonte.

“Pjesa kur i bën dhe screen shot bisedës dhe ti do t’ja çosh dikujt po ia çon atij me të cilin ke folur…nuk ka, ku e ke mendjen o goc? Unë jam shumë natyrë e nxituar, jam personi që nuk më mban vendi e nuk i mendoj gjërat dy herë,”- tha ajo.

luiza gega

Sondazh

Poll