Sport

Greenwood kthehet në burg: Anësori i Man.United shkeli kushtet e provës…

Zëdhënësi i policisë: "Policia e Mançesterit është në dijeni të një pretendimi në lidhje me një 21-vjeçar që ka shkelur kushtet e lirimit me kusht dhe një arrestim është bërë të shtunën më 15 tetor 2022. Hetimet janë duke vazhduar në këtë kohë."

15 Tetor 2022, 18:53 Nga DOSJA

Greenwood kthehet në burg: Anësori i Man.United shkeli kushtet e

ANGLI - Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, është arrestuar për një shkelje të kushteve të lirimit me kusht. 21-vjeçari u mbajt për herë të parë në janar për përdhunimin dhe sulmin e dyshuar të një gruaje të re, pasi imazhet dhe videot u postuan në internet. Ai gjithashtu u mor në pyetje me dyshimin se kishte kërcënuar për vrasje. Që atëherë ai ka qenë i dënuar me kusht.

Një zëdhënës i policisë tha: "Policia e Mançesterit është në dijeni të një pretendimi në lidhje me një 21-vjeçar që ka shkelur kushtet e lirimit me kusht dhe një arrestim është bërë të shtunën më 15 tetor 2022. Hetimet janë duke vazhduar në këtë moment”.

Brenda pak orësh, pasi akuzat u shfaqën në internet në fillim të vitit, sulmuesi, i cili ka bërë një ndeshje për Anglinë, u pezullua të luante dhe të stërvitej me klubin e ‘Old Trafford’.

Kompania ‘Nike’ pezulloi dhe më vonë ndërpreu marrëveshjen e saj të sponsorizimit me Greenwood, ndërsa ‘Electronic Arts’ konfirmoi largimin e tij nga skuadrat aktive në lojën e saj FIFA 22. Sky Sports News ka kontaktuar, por ka marrë ndonjë koment nga Manchester United për rastin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll