Sport

Greenwood nuk zë mend! Dhunoi ish-partneren, sulmuesi arrestohet sërish, akuzohet për...

Mason Greenwood është arrestuar sërish. Sulmuesi i Manchester United ishte arrestuar nga policia në janar, me akuzën e përdhunimit dhe sulmit ndaj të dashurës së tij.

15 Tetor 2022, 14:26 Nga DOSJA

Greenwood nuk zë mend! Dhunoi ish-partneren, sulmuesi arrestohet

ANGLI- Mason Greenwood është arrestuar sërish. Sulmuesi i Manchester United ishte arrestuar nga policia në janar, me akuzën e përdhunimit dhe sulmit ndaj të dashurës së tij. Pasi qëndroi tre netë qëndrimi në paraburgim, është kthyer i lirë me kusht, por tashmë është arrestuar sërish.

Agjentët kanë hyrë në vilën e tij në orët e fundit. Lojtari u arrestua pasi kishte kontaktuar ish-partneren, duke shkelur kushtet e lirmit me kusht. Greenwood tashmë është marrë në pyetje.

Paraqitja e fundit e Greenëood me United ishte më 22 janar. Klubi, pas akuzave të bëra nga e dashura e tij, e pezulloi lojtarin. Megjithatë, 21-vjeçari vazhdon të marrë pagën e tij prej 75 mijë paund në javë në pritje të përfundimit të procedimit penal. Disa tifozë shumë të vëmendshëm, disa muaj më parë, zbuluan se lojtari ishte ende në faqen e klubit.

Prandaj, 21-vjeçari mbetet lojtar i United, por të gjitha fanellat që mbajnë emrin dhe numrin 11 të tij janë hequr nga faqja zyrtare. Greenëood u hoq gjithashtu nga FIFA 22 dhe Football Manager 2022. Por u braktis edhe nga sponsori kryesor Nike.

E.Ç (Dosja.al)

greenwood manchester united

Sondazh

Poll