Sport

"Ngritja dhe rënia e Ronaldos", dokumentari 90-minutësh. Braziliani zbulon: Kam 2 vjet që bëj terapi, Zidane ka një rol special në jetën time

'Fenomeni'. Pseudonimi i tij përmbledh në mënyrë të përkryer efektin që Ronaldo kishte tek ata që e panë duke luajtur dhe me rastin e Kupës së Botës në Katar Dazn bëri një dokumentar që tregon ulje-ngritjet e pabesueshme të karrierës së tij

15 Tetor 2022, 14:15 Nga DOSJA

"Ngritja dhe rënia e Ronaldos", dokumentari 90-minutësh.

SPANJË- 'Fenomeni'. Pseudonimi i tij përmbledh në mënyrë të përkryer efektin që Ronaldo kishte tek ata që e panë duke luajtur dhe me rastin e Kupës së Botës në Katar Dazn bëri një dokumentar që tregon ulje-ngritjet e pabesueshme të karrierës së tij, në të cilin braziliani flet për veten "pa fshehur" gjë. Por me rastin e prezantimit të dokumentarit në Madrid, ish-numri 9 ka dhënë një intervistë për Marca-n ku ka prekur edhe tema më personale.

SHËNDETI MENDOR-“Ka shumë dramë në film. Kthehesh pas dhe shikon vendimet e vështira që duhet të marrësh kur je një djalë 22-23 vjeç. Dhe pa asnjë ndihmë psikologjike. Të qenit protagonist i kësaj historie më kushtoi shumë. Në atë kohë nuk flitej për shëndetin mendor të lojtarëve, sot po. Në atë kohë ishim si luftëtarë, na hidhnin në arenë dhe vlente kush dilte i gjallë prej saj. Pak a shumë kështu ishte.

Presioni që po ndjeja po më shtynte çdo herë poshtë. Një djalë kaq i ri nuk di si të sillet, si të përballet me gjithë këtë, me kaq shumë gjëra shumë të mëdha që i ndodhin. Kam bërë shumë përpjekje dhe jam mësuar duke u goditur kudo. Duke parë mbrapa sot, shihni kaq shumë dramë. Por edhe një fund shumë të lumtur. Ia kam borxh jetën time futbollit, vazhdoj në futboll dhe do të qëndroj në futboll gjithë jetën”.

TAKIMI ME ZIDANE- Ronaldo zbuloi një prapaskenë për atë që ndodhi pas dëmtimit të dytë të rëndë në gju: "Nuk kam pasur marrëdhënie personale me Zizou Zidane, ai ishte te Juve dhe unë te Inter, por kur u dëmtova ai erdhi për të më parë dhe ishte një surprizë e bukur. Më tha 'Hajde, shërohu shpejt, futbolli ka nevojë për ty...'

DEPRESIONI – Duke folur me Roberto Carlos, në dokumentar kampioni brazilian prek edhe temën e shëndetit mendor: “Po, sot bëj terapi. Kanë kaluar dy vite e gjysmë dhe e kuptoj shumë më mirë atë që kisha përjetuar më parë. Vij nga një brez i cili nuk pati mundësinë më të vogël për të kërkuar ndihmë. Unë kthehem prapa dhe shoh se po, ne ishim të ekspozuar ndaj stresit shumë të madh.

Asokohe nuk kishte asnjë shqetësim për shëndetin mendor të lojtarëve. Sot janë shumë më të përgatitur, marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor, lojtarët studiohen më shumë: profilet e secilit, si reagojnë, si duhet të reagojnë… Në kohën time nuk kishte asgjë nga këto. Dihet që futbolli mund të jetë një burim stresi i madh dhe të ketë një peshë të madhe në pjesën tjetër të jetës së një lojtari”.

E.Ç (Dosja.al)

ronaldo fenomeni brazil inter zidane

Sondazh

Poll