Sport

Saka dëshiron të shënojë, por topi përfundon në dritaren e një shtëpie: tifozi zemërohet, por... (video)

Europa League, edhe një herë, na dhuron një episod vërtet unik. Në ndeshjen mes Bodø / Glimt dhe Arsenalit, një tentativë nga Bukayo Saka goditi një tifoz.

15 Tetor 2022, 14:37 Nga DOSJA

Saka dëshiron të shënojë, por topi përfundon në

NORVEGJI- Europa League, edhe një herë, na dhuron një episod vërtet unik. Në ndeshjen mes Bodø / Glimt dhe Arsenalit, një tentativë nga Bukayo Saka goditi një tifoz. Asgjë e çuditshme, veçse tifozi nuk e ndiqte ndeshjen nga tribuna, por nga dritarja e banesës së tij, me pamje nga fusha e Aspmyra Stadion.

Tifozi ishte rehat në banesën e tij dhe po shijonte ndeshjen. Kur 21-vjeçari hodhi topin, tifozi po shikonte në një drejtim tjetër. Topi përfundoi në dritare dhe goditi ftyrën e tij. Kaq shumë frikë, por për fat të mirë, tifozi nuk u lëndua.

Është folur shumë në rrjetet sociale për incidentin: “Një njeri thjesht po pushon në shtëpinë e tij, është gati për të ngrënë darkë dhe Bukayo Saka çon topin në shtëpinë tënde”, një tjetër shtoi: “Gjuajtja e Sakës drejtohet drejt një njeriu që po pushon në banesën e tij... Vetëm Europa League i sjell këto emocione ”.

E.Ç (Dosja.al)

saka arsenal norvegji

Sondazh

Poll