Sport

Man.City pagoi 45 milionë për të, sot është pa ekip! Nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga muaji maj

Një karrierë që pritej me plot shkëlqim, por që u shua shpejt pavarësisht se është 31-vjeç. Për kë po flasim? Natyrisht për Eliaquim Mangala, mbrojtësi francez që deri më sot është ende pa skuadër.

15 Tetor 2022, 14:55 Nga DOSJA

Man.City pagoi 45 milionë për të, sot është pa ekip!

ANGLI- Një karrierë që pritej me plot shkëlqim, por që u shua shpejt pavarësisht se është 31-vjeç. Për kë po flasim? Natyrisht për Eliaquim Mangala, mbrojtësi francez që deri më sot është ende pa skuadër.

Një skenar krejtësisht i paparashikueshëm për një futbollist që në vitin 2014, shpërtheu me fanellën e Portos dhe u ble nga Manchester City në kulmin e një operacioni që injektoi 45 milionë euro në arkën e klubit portugez. Kontratë 6-vjeçare dhe bindja për të qenë një nga shtyllat e mbrojtjes. Aventura e tij me klubin anglez do të përfundojë pas vetëm dy sezonesh - ku ai luan 64 ndeshje - dhe shkon në huazim te Valencia, pikërisht në verë.

Ndikimi i tij në La Liga është pozitiv dhe sezonin e ardhshëm kthehet sërish te Man.City. Sezoni 2017/18, megjithatë do të mbahet mend për atë dëmtim në gju që e mbajti jashtë fushave për tetë muaj. Ai largohet përfundimisht nga City dhe kthehet te Valencia, këtë herë përgjithmonë, por midis viteve 2019 dhe 2021 ai luan vetëm 21 ndeshje.

Morali i historisë, kontrata skadon dhe Mangala e gjen veten pa ekip. Mundësia për të rifilluar nga e para i ofrohet nga Saint-Etienne, lojtari firmos me klubin francez më 22 janar 2022. Shenjat e një rikuperimi përfundimtar? Jo saktësisht, sepse pas vetëm gjashtë muajsh dhe 15 paraqitjeve zyrtare, futbollisti e gjen veten pa skuadër. Në moshë 31 vjeç, në pritje të një mundësie të re.

E.Ç (Dosja.al)

mangala manchester city

Sondazh

Poll