Politike

'Nuk u mor asnjë e dhënë'/ Felaj hedh poshtë deklaratën e Ramës: Ishte sulm i rëndë, ndodhi bllokim

Felaj u shpreh se sulmi që ndodhi ishte nga më të rëndit në vend e se u shkaktua një bllokim në sisteme.

15 Tetor 2022, 12:25 Nga A.B
'Nuk u mor asnjë e dhënë'/ Felaj hedh poshtë
Ermonela Felaj

TIRANË- Zëvendës kryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka pranuar se sulmet kibernetike, të shkaktuara nga Irani, kanë hyrë në sistemet e vendit dhe kanë cënuar sigurinë kombëtare. Këtë e pohoi në një intervistë për 'Klan News'. Felaj u shpreh se sulmi që ndodhi ishte nga më të rëndit në vend e se u shkaktua një bllokim në sisteme.

'Ka ndodhur një sulm kibernetik nga më të rëndat. Kundërpërgjigja nuk ka vonuar, sepse shumica e shërbimeve të cilat u pretendua ose u thanë se u bllokuan dhe në fakt disa shërbime u bllokuan, disa shërbime qeveritare, e kam fjalën për shërbimet që ofron AKSH-i, ato u rikthyen menjëherë, dhe sot qytetarët mund t'i përdorin pa asnjë problem. Ne patëm mbështetjen e SHBA për të rikthyer sistemet tona.'- tha Felaj.

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar më herët se sulmi nuk e ka realizuar objektivin e tij në vjedhjen e të dhënave.

“Amerikanët që i dinë ato punë, thonë që sulmi nuk e ka realizuar objektivin. Sulmi ishte jashtëzakonisht i organizuar me 4 grupe, dhe nuk e kanë realizuar qëllimin për ta shkatërruar infrastrukturën tonë digjitale dhe për t’i fshirë të gjitha të dhënat. Faktikisht, asgjë sensitive nuk është marrë, ne kemi ende proces për digjitalizimine  një pjese të madhe të arkivave. Arsyeja pse nuk e ka arritur qëllimin sulmi, është se ne kemi nivel të caktuar mbrojtje. Plani për të ngritur është në disa faza, sepse nuk i kemi mundësi t’i çojmë të gjitha në të njëjtën kohë dhe në të gjitha drejtimet. Mos kini merak për ujësjellësin e Durrësit se nuk ka haker që shkon atje për të shkuar atje dhe për të bllokuar. Nga ana tjetër kemi OST, OSHEE, KESH, sulmi nuk ka pasur asnjë sukses se mbrojta është ngritur prej kohësh. Sot që flasim në Maqedoninë e Veriut një agjenci nuk funksion se është marrë peng nga hakerat, ne s’kemi pasur asnjëherë probleme. Hakerat nuk e kanë realizuar qëllimit, ju e donit, por nuk ka ndodhur, Mos u koturisni në konkluzione qesharake. Ai sulm nuk e ka realizuar qëllimin, ato historitë me lista janë fotomontazh… Ju ngriheni menjëherë në këmbë. Ajo që ka dalë nuk është sistemi MEMEX i Ministrisë së Brendshme. Faktikisht është e pavërtetë nga fillimi deri në fund”- tha kryeministri Rama më 3 tetor nga salla e Kuvendit. 

ermonela felaj edi rama irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll