Politike

Rama: Mjekë e infermier shqiptarë merren nga Gjermania, duhet të marrim diçka në këmbim

Rama u shpreh se duhet solidaritet për vendin tonë, duke qënë se po merret diçka. 

15 Tetor 2022, 11:17 Nga A.B
Rama: Mjekë e infermier shqiptarë merren nga Gjermania, duhet të
Edi Rama

BERLIN- Kryeministri Edi Rama kërkon diçka në këmbim të mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që shkojnë në Gjermani. Nga Kongresi në Berlin, Rama u shpreh se duhet solidaritet për vendin tonë, duke qënë se po merret diçka. 

'Ne jemi të fundit që do të tradhtojmë perandorinë evropiane edhe nëse BE do të shkrihet, por sidoqoftë nuk duam të merremi për të mirëqenë. Mendoj se është koha për të parë më në thellësi. Ka gjëra që janë të tmerrshme. Nuk jemi vende të pasura. Dhe po të shohim të rinjtë tanë, të rinjtë më të mirë që po largohen, largohen se nuk  kemi të njëjtën qasje në sistemin evropian të arsimit të lartë. Që do të thotë se universitetet tona nuk mund të krijojnë sinergjinë  dhe rrugëtimin e përbashkët  me universitetet evropiane. Në anën tjetër shohim që ata që i paguajmë të bëhen mjekë e infermier merren nga Gjermania menjëherë nuk më duket e drejtë dhe solidaritet evropian që nga njëra anë të shoh universitetet dhe të rinjtë tanë të lihen jashtë sistemit duke u larguar nga vendi se duan të bëhen pjesë e këtij sistemi dhe nga ana tjetër të shohim krahun tjetër të kualifikuar që merret nga vendet e pasura. Duhet të ketë një lloj solidariteti që vendet tona të marrin diçka në këmbim.”- tha Rama.

edi rama rama ne berlin

Sondazh

Poll

Politike 14 Tetor 2022, 22:43 k.m.

'Lodhet' Edi Rama

Edi Rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin. Por duket se është lodhur pak nga festa dh...