Politike

Përqafime, të qeshura dhe selfie! Rama ndan fotot nga Kongresi në Berlin, takohet me Scholz

Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga takimi me kancelarin gjerman, si dhe disa lider të tjerë të partive socialiste në Europë.

15 Tetor 2022, 08:18 Nga A.B
Përqafime, të qeshura dhe selfie! Rama ndan fotot nga Kongresi në
Edi Rama dhe Scholz

BERLIN- Kryeministri Edi Rama është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Takimi është zhvilluar gjatë kongresit të Partive Socialiste Euoropiane. Kreu i qeverisë ka publikuar disa foto nga takimi me kancelarin gjerman, si dhe disa lider të tjerë të partive socialiste në Europë, ndërsa ka uruar qytetarët për një fundjave të mbarë.

'Mirmengjes dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Europianë, ju uroj një fundjavë të mbarë'- shkruan Rama në Facebook. 

Në foto, Rama shihet duke bërë selfie me lider të ndryshëm si dhe nuk kanë munguar momentet gazmore, një prej tyre me kryeministrin Albin Kurtin, teksa janë ulur në tryezë.

Përqafime, të qeshura dhe selfie! Rama ndan fotot nga Kongresi në

Në Berlin të Gjermanisë po mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste. E ftuar në këtë Kongres nga Shqipëria është Partia Socialiste. Kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin ishin të ftuar në këtë Kongres. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që të na mbështesë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë.

edi rama rama ne berlin

Sondazh

Poll

Politike 14 Tetor 2022, 22:43 k.m.

'Lodhet' Edi Rama

Edi Rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin. Por duket se është lodhur pak nga festa dh...