Politike

Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës së Presidencës, 17 prej tyre nënpunës civilë

17 punonjës civilë janë larguar nga detyra gjatë kësaj fundjave.

15 Tetor 2022, 10:44 Nga A.B
Bajram Begaj shkarkon 25 punonjës së Presidencës, 17 prej tyre
Bajram Begaj

TIRANË- Spastrime në Presidencën e Shqipërisë. Presidenti i ri i Republikës, Bajram Begaj, edhe pse ka shumë pak kohë në këtë pozicion, ka kryer një mori shkarkimesh brenda institucionit. Syri.net raporton se Begaj ka shkarkuar këtë fundjavë 25 punonjës të administratës së presidentit. 17 prej tyre janë me status të nënpunësit civil, pjesa pa këtë status dhe punonjësit e mbetur janë këshilltarë.

Këto shkarkime vijnë pas largimit të Edvin Shvarc, i cili prej 19 vitesh punonte në institucionin e Presidencës në postin e drejtorit të informimit publik dhe marrëdhënieve me jashtë. Në shkresën e firmosur nga sekretari i përgjithshëm i presidentit u tha se largimi nga kjo detyrë është bërë për shkak të panjehsimit të diplomës së tij të huaj nga ministria përkatëse e Arsimit.

Mirëpo, për 17 shkarkimet e kryera së fundmi nga Begaj, s'ka ende një motiv...

shkarkime ne presidence bajram begaj

Sondazh

Poll

Politike 14 Tetor 2022, 22:43 k.m.

'Lodhet' Edi Rama

Edi Rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin. Por duket se është lodhur pak nga festa dh...