Politike

VD- Ramës i mbaron minutazhi, këshillon moderatoren: Mos vendosni kurrë limite kur flisni me burra nga Ballkani

Rama e këshilloi që të mos vendoste kurrë limite kur flasin me burra që janë nga Ballkani. 

15 Tetor 2022, 11:43 Nga A.B
VD- Ramës i mbaron minutazhi, këshillon moderatoren: Mos vendosni
Edi Rama

BERLIN- Kryeministri Edi Rama nuk e priti dhe aq mirë kur iu bë e ditur se i mbaroi koha gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Berlinit. Ai vuri në siklet politikanen holandeze Kati Piri, e cila po moderonte Kongresin e Partive Socialiste Europiane. Teksa Piri po thoshte se është nder që ta kishin mes tyre, Rama e këshilloi që të mos vendoste kurrë limite kur flasin me burra që janë nga Ballkani. 

REPLIKAT:

Piri: Ja këtë urrej kur moderoj sepse ka vetëm 2 minuta.

Rama: Nuk duhet të kërkosh kufij kohe kur do të flasësh me burra nga Ballkani. Kurrë!

Piri: Kam për të mësuar shumë nga ju.

Rama: Ne vijmë nga një traditë ku flasim shumë dhe kam përshtypjen që Margaret Thatcher e kishte me ne kur tha: “Nëse doni të flisni, gjeni burra, nëse doni të ndreqni gjërat, bëjeni me gratë”.

edi rama

Sondazh

Poll