Politike

Sot ka ditëlindjen! MESAZHI i Berishës: Udhëtoj njëheras në dy stinë! Në vjeshtën e jetës dhe në një pranverë të re politike

Kryedemokrati Sali Berisha feston sot ditën e lindjes.

15 Tetor 2022, 09:18 Nga A.B
Sot ka ditëlindjen! MESAZHI i Berishës: Udhëtoj njëheras
Sali dhe Liri Berisha

TIRANË- Sot është një ditë feste për Sali Berishën! Kreu i Partisë Demokratike, feston sot ditën e lindjes. Berisha mbush 78-vjeç dhe në këtë ditë urimet nuk i kanë munguar. Vetë ai ka ndarë një foto të tijën dhe bashkëshortes Liri Berisha, duke përcjelllë një mesazh. Kryedemokrati, thekson se në këtë ditëlindje, udhëton në dy stinë. Në atë të vjeshtës së jetës dhe në pranverën e re politike, duke iu referuar kryesimit të PD-së.

POSTIMI I BERISHËS:

Sot 78 vjeç! Udhëtoj njëheras në dy stinë. Në vjeshtën e bukur të jetës dhe, në një pranverë të re politike! Lavdi zoti! Mirënjohje të pakufishme familjes time dhe të gjithëve ju miq. sb

Berisha është uruar për ditëlindje edhe nga miku i tij, Ilir Meta, i cili ka postuar në Facebook një foto të tij së bashku me një urim. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 14 Tetor 2022, 22:43 k.m.

'Lodhet' Edi Rama

Edi Rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin. Por duket se është lodhur pak nga festa dh...