Politike

Kongresi në Berlin, Rama: Pa Erdoganin, shqiptarët nuk do të vaksinoheshin

Rama u shpreh se BE nuk ishte  pranishme në një moment kur bëhej fjalë për jetë a vdekje.

15 Tetor 2022, 10:51 Nga A.B
Kongresi në Berlin, Rama: Pa Erdoganin, shqiptarët nuk do të
Edi Rama

BERLIN- Kryeministeri Edi Rama ka deklaruar se nëse nuk do ishte për Erdoganin, Shqipëria nuk do kishte marrë vaksinat anti covid. Këtë e tha ditën e sotme, kreu i Qeverisë në Kongresin e Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Europianë. Të njëjtën gjë pohoi dhe për Serbinë, Kinën dhe Rusinë.

Rama u shpreh se BE nuk ishte  pranishme në një moment kur bëhej fjalë për jetë a vdekje.

'Nëse nuk do të kishte qenë Turqia dhe po të mos kishte qenë presidenti Erdogan nuk do të ishim në gjendje që të vaksinonim askënd për një kohë të gjatë. E njëjta gjë vlen dhe për Serbinë dhe për Kinën dhe njëfarësoj dhe për Rusinë. Ishte një moment i frikshëm sepse pamë sepse pamë që në një situatë shumë të vështirë BE nuk ishte pranë nesh. Nuk ishte pranë njerëzve tanë nuk ishte i pranishëm për një çështje jetë a vdekje.'- u shpreh Rama.

edi rama

Sondazh

Poll

Politike 14 Tetor 2022, 22:43 k.m.

'Lodhet' Edi Rama

Edi Rama BERLIN- Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Kongresin e Partive Socialiste në Berlin. Por duket se është lodhur pak nga festa dh...