Art&Argëtim

Trendi më i fundit! VIP-at po zbardhin vetullat e tyre për të arritur një pamje 'futuriste'

Trendi i ri është që vetullat të mos duken fare.

14 Tetor 2022, 18:38 Nga A.B
Trendi më i fundit! VIP-at po zbardhin vetullat e tyre për të
Vetullat

SHBA- Në vitet 90, vetullat e holla që mezi dukeshin ishin të gjithë bujë. Por gjithçka ndryshoi në dekadën e fundit, kur gratë filluan të investojnë në procese të shtrenjta si mikroblading për të rritur trashësinë e vetullave të tyre. 

Por duket se trendi i ri është që vetullat të mos duken fare.

Trendi “pa vetulla” është shfaqur nga Nicola Peltz tek Kylie Jenner muajt e fundit, të cilët kanë pozuar me vetulla të zbardhura, apo ndoshta edhe të zbardhura në foto.

Trendi më i fundit! VIP-at po zbardhin vetullat e tyre për të

Sipas ekspertes së bukurisë Lisa Little, pamja e zbardhur e vetullave shton spikatjen e tipareve të tjera të fytyrës, të cilat mund të duken mjaft të ashpra. 

Trendi më i fundit! VIP-at po zbardhin vetullat e tyre për të

Në Javën e Modës në Paris, sfilata e Givenchy pa disa emra të mëdhenj që erdhën me vetulla të zbehura teksa parakaluan në tapetin e kuq, duke përfshirë Maisie Williams dhe Amelia Grey Hamlin. Po ashtu, Kim Kardashian e yje të tjera kanë ndjekur këtë trend. /Burimi: DailyMail

Trendi më i fundit! VIP-at po zbardhin vetullat e tyre për të

vetullat e zbardhura

Sondazh

Poll